Rikthimi i Bryantit
Lajm i shkëlqyeshëm për Los Angeles Lakers. Kobe Bryant është i gatshëm t’i vazhdojë aktivitetet stërvitore para rikthimit në parket nga lëndimi i rëndë në thembër, shtatë muaj më parë, ka njoftuar uebfaqja zyrtare Nba.com. Bryant bëri paraqitjen e parë në stërvitje të shtunën, ku luajti sado pak me bashkëlojtarët e tij. “Ai u duk…
Sport
Lajm i shkëlqyeshëm për Los Angeles Lakers. Kobe Bryant është i gatshëm t’i vazhdojë aktivitetet stërvitore para rikthimit në parket nga lëndimi i rëndë në thembër, shtatë muaj më parë, ka njoftuar uebfaqja zyrtare Nba.com.
Bryant bëri paraqitjen e parë në stërvitje të shtunën, ku luajti sado pak me bashkëlojtarët e tij. “Ai u duk shumë mirë”, deklaroi Jordan Hill, për paraqitjen e Bryantit në stërvitje.
“Ai vërtetë ishte intensiv. Mendoj se shumë shpejt do të jetë plotësisht i gatshëm”, shtoi basketbollisti i Lakers.
Jodie Meeks, Pau Gasol dhe trajneri Mike D’Antonio, të gjithë shtuan lëvdatat e bëra nga Hill, të befasuar se sa mirë u paraqit Bryant në rikthimin e tij në parket, për sezonin e tij të 18-të.
Andaj, kur do të bëjë ai paraqitjen e parë këtë edicion? Kjo mbetet të shihet.