Ozil gëzon Arsenalin
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka synime të mëdha me skuadrën e tij të re dhe beson se gjiganti londinez mund të përfundojë pritjen e gjatë për një titull. Ekipi i Arsene Wengerit ka shkëlqyer deri më tani këtë edicion në Premierligë duke krijuar pesë pikë epërsi në krye të tabelës pas fitores 2-0 ndaj…
Sport
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka synime të mëdha me skuadrën e tij të re dhe beson se gjiganti londinez mund të përfundojë pritjen e gjatë për një titull.
Ekipi i Arsene Wengerit ka shkëlqyer deri më tani këtë edicion në Premierligë duke krijuar pesë pikë epërsi në krye të tabelës pas fitores 2-0 ndaj Liverpoolit të shtunën.
Ozil, i cili iu bashkua klubit londinez nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës ka qenë një prej futbollistëve më meritor në rezultatet pozitiv të Arsenalit, dhe insiston se nuk sheh arsye pse ekipi të mos e përfundojë pritjen nëntëvjeçare për titull, në maj.
“Nëse kemi epërsi prej pesë pikësh pas 10 ndeshjesh, atëherë pse të mos e përfundojmë edhe sezonin në krye”, deklaroi Ozil për të përditshmen gjermane Bild. “Gjithçka në Arsenal është argëtim. Menaxheri, bashkëlojtarët, jeta në Londër, ndihem shumë mirë këtu”, u shpreh ai.
Arsenali do të takohet me Borussia Dortmundin të mërkurën në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me synim të hakmarrjes për humbjen 2-1 në Emirates, dy javë më parë.
Derisa Arsenali kryeson në Grupin F vetëm falë golaverazhit më të mirë, Ozil pranon se dueli me Dortmundin do të jetë i vështirë.
“Dortmund kishte ekip të fortë sezonin e kaluar dhe më duket sikur janë përmirësuar edhe më tepër këtë edicion. Kushdo që na mposht ne në shtëpi është në mesin e favoritëve për titull”, përfundoi Ozil.