Artisti

Visar Arifaj ka mbajtur ekspozitë me piktura të realizuar në fëmijërinë e tij. Ato trajtojnë tema të ndryshme, duke filluar nga ujërat me hedhje vertikale e deri të mjetet e transportit.

Lajme

26/10/2013 18:11

Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, po e shfrytëzon fushatën zgjedhore që të shpalosë krijimtarinë e tij artistike.

Pas publikimit të librit, Arifaj ka organizuar edhe një ekspozitë me piktura personale të realizuar gjatë fëmijërisë së tij të cilën e ka titulluar “Traktori”.

Por, edhe pse këto piktura i takojnë periudhës kur ai ishte i vogël në moshë, çuditërisht përmbajtja e tyre lidhet shumë me fenomene që ngjajnë në të tashmen.

Arifaj tha se temat të cilat janë trajtuar në këto piktura, kanë qenë brengë e tij qysh nga mosha e re, në periudhën 1994-1996.

“Mënyrat e transportit, sahatkulla, ujërat me hedhje vertikale kanë qenë brengë e imja qysh në ditët e hershme të fëmijërisë siç edhe mund të vëreni nga veprat artistike të asaj periudhe. Por piktura që tregon teknologjinë që duhet të përdoret në bujqësi, të cilën ne do ta automatizojmë në tërësi, konsiderohet kryevepër nga të gjithë analistët, e në veçanti nga unë”.

Pikturën në të cilën shihet një traktor, Arifaj e ka vlerësuar si tejet të çmueshme, e sipas tij nuk ka çmim që e përcakton vlerën.

“Kjo pikturë nuk është në shitje. Ajo do të mbetet me mua përgjithmonë, sepse ka vlerë të lartë. Por në anën tjerët si njeri shumë i përkushtuar ndaj shtetit dhe komunës jam i lumtur që e kam këtë pikturë që është njëfarë sigurie për investimet e premtuara në këto zgjedhje lokale”.

“Përveç pikturave me traktor, ujëra me hedhje vertikale, sahatukullë, njëra pikturë më abstrakte ishte e titulluar Dushk për Gogla”.

Arifaj gjithashtu ka thënë se Java Legjendare që ka për qëllim afrimin e votuesit me të bëmat e kryetarit të Partisë së Fortë.

Në ekspozitën e hapur është prezantuar si vlerë e veçantë piktura, shërben njëherit edhe si garanci për investimet që janë premtuar për Prishtinën.