KFOR-i rithekson përkushtimin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, pa dallime. Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se transparenca, qëndrueshmëria dhe gatishmëria mbeten ndër prioritetet kryesore të misionit. Sipas KFOR-it, angazhimi i tij synon të kontribuojë në…
Lajme
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, pa dallime.
Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se transparenca, qëndrueshmëria dhe gatishmëria mbeten ndër prioritetet kryesore të misionit.
Sipas KFOR-it, angazhimi i tij synon të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje paqësore për gjeneratat e ardhshme.
Misioni i NATO-s ka theksuar se vazhdon të punojë për krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme në Kosovë, në përputhje me mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara. /Lajmi.net/