Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF të Skenderajt
Një foshnjë rreth njëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 05:00, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, foshnja e gjinisë femërore ishte dërguar në QKMF nga familjarët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas deklarimeve të…
Lajme
Një foshnjë rreth njëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 05:00, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, foshnja e gjinisë femërore ishte dërguar në QKMF nga familjarët.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve, foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen. /Lajmi.net/