Tentoi ta godasë me veturë zyrtarin policor duke mos ndaluar- shkaktohet edhe aksident në Prizren
Një sulm ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, ka tentuar ta godas me veturë zyrtarin policor i cili i kishte dhënë shenjë për ndalje gjersa ka qenë në pikë kontrolli të automjeteve. I dyshuari pasi…
Lajme
Një sulm ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren.
Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, ka tentuar ta godas me veturë zyrtarin policor i cili i kishte dhënë shenjë për ndalje gjersa ka qenë në pikë kontrolli të automjeteve.
I dyshuari pasi nuk është ndaluar me veturë ka vazhduar rrugën dhe ka shkaktuar vet-aksident me të cilin kanë qenë edhe tre pasagjerë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/