Si është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit? – Flet nipi i ish-zëdhënësit të UÇK-së

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, ka folur lidhur me vizitën e këtij të fundit në Kosovës, dhe gjendjen shëndetësore të gruas së tij, Sevdije Krasniqit. Krasniqi, e ka cilësuar si grua të fortë dhe fisnike Sevdijen, duke uruar dhe shpresuar që ajo të kalojë edhe këtë ‘’betejë’’. ‘’Sevdija është një grua e fortë, fisnike,…

Lajme

26/11/2026 18:10

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, ka folur lidhur me vizitën e këtij të fundit në Kosovës, dhe gjendjen shëndetësore të gruas së tij, Sevdije Krasniqit.

Krasniqi, e ka cilësuar si grua të fortë dhe fisnike Sevdijen, duke uruar dhe shpresuar që ajo të kalojë edhe këtë ‘’betejë’’.

‘’Sevdija është një grua e fortë, fisnike, që ka bartë një barrë të madhe në krejt rrugëtimin jetësor edhe të bacit Jakup edhe të saj, sepse nuk ka qenë e lehtë në ato rrethana të jashtëzakonshme të jesh bashkëshorte e një njeriu i cili ka qenë bartës i një procesi të rëndësishëm. Unë besoj, uroj dhe shpresoj që Sevdija edhe këtë betejë ta kalojë, siç ka kaluar edhe shumë beteja të tjera’’, ka thënë ai mes tjerash në emisionin Fronatal.

Video e plotë: