Ymeri: Ende nuk është ndalur tregtia me entitete serbe, ZRRE ka dërguar vetëm kërkesë në ARBK për listën e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar mënyrën e zbatimit të vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtisë me entitete serbe, duke thënë se deri më tani ZRRE-së i është dërguar vetëm kërkesa për listën e bizneseve në ARBK. Ajo ka theksuar se ZRRE nuk e përcakton origjinën e energjisë elektrike, por si kriter referues…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar mënyrën e zbatimit të vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtisë me entitete serbe, duke thënë se deri më tani ZRRE-së i është dërguar vetëm kërkesa për listën e bizneseve në ARBK.
Ajo ka theksuar se ZRRE nuk e përcakton origjinën e energjisë elektrike, por si kriter referues përdoret çmimi, ndërsa KEDS/KESCO mund të zgjedhë edhe biznese private për tregtimin e energjisë.
Ymeri ka ngritur shqetësimin se, në fund, këto kosto u faturohen qytetarëve, në një kohë kur tarifat janë rritur tri herë në pesë vjet.
POSTIMI I PLOTË:
E para:
Nëse mendon dikush që nga dita e vendimit të Qeverisë është ndal tregtia me entitete serbe, raportimi i ZRRE ka tregu që deri më tani vetëm kërkesa i ka shkuar ARBK-së për listën e bizneseve (se cilat janë biznese serbe).
Ende nuk është implementuar as nga ana administrative vendimi.
E dyta:
Është rikonfirmuar disa herë që ZRRE nuk merret me origjinën e rrymës por se kriteri referues është çmimi i rrymës që normalisht e zgjedh KEDS/Kesco.
Poashtu, KEDS/Kesco nuk e ka për detyrë me tregtu nëpërmjet Alpex Bursës edhe mund tē zgjedh një biznes privat (edhe po të jetë me 2 punëtorë) me e kry tregtimin e rrymës me rrugë bartëse që zgjedhen për tregti.
Krejt kjo bëhet si bëhet, na faturohet neve me një çmim të caktuar, me tarifa të rritura 3 herë për 5 vjet.