E s*lmoi dhe më pas shtiu me ar*më në drejtim të saj, detaje nga rasti në Vushtrri
Një rast i rëndë i dhunës ndaj partneres është raportuar në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i cili më pas ka shtënë dy herë me armë zjarri. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:00. Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën…
Lajme
Një rast i rëndë i dhunës ndaj partneres është raportuar në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i cili më pas ka shtënë dy herë me armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:00. Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Vushtrrisë dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.
Gjatë intervistimit, ajo ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar me një mjet të fortë, ndërsa më pas kishte shtënë dy herë me armë zjarri.
“Një herë në ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj”, thuhet në raportin policor, duke iu referuar deklarimit të viktimës.
Pas rastit, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur tre fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy karikatorë të zbrazur të armës së gjatë.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/