“Mos na qitni prej takti, kujdes” Korab Gashi nga “Capat” acarohet në seancë kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

Janë rikthyer sërish në seancë të akuzuarit nga “Capat dhe Sekiraqa”. Pas një pauze e cila u morë me vendim të gjyaktëses së rastit pasi i akuzuari Salih Sekiraqa kundërshtoi avokatin e Capave, të cilin edhe e akuzoi. Pas rikthimit në seancë, është i akuzuari Korab Gashi, i cili u pa tejet i tensionuar kur…

Lajme

23/11/2026 14:36

Janë rikthyer sërish në seancë të akuzuarit nga “Capat dhe Sekiraqa”.

Pas një pauze e cila u morë me vendim të gjyaktëses së rastit pasi i akuzuari Salih Sekiraqa kundërshtoi avokatin e Capave, të cilin edhe e akuzoi.

Pas rikthimit në seancë, është i akuzuari Korab Gashi, i cili u pa tejet i tensionuar kur flitej për publikimin e audio-incizimeve.

“Po doni me e ngu krejt incizimin, edhe bisedat e familjarëve? Kujdes.Mos na qitni prej takti, respektoni atë që kemi thanë para kësaj seance, dy javë kohë na murr për me u përgatit me sekonda me minuta. Asnjëherë s’kom fol, kom duru, jom mundu me kon i vetëpërmbajtshëm. Ka pas llafe, shpica gjithçka asnjëherë s’kom fol. Nuk bën”,deklaroi Korab Gashi.

“Qëllimshëm po e bën, e dinë ky pse po e bën”, shtoi ai.

Kurse Salih Sekiraqa kërkoi që të kthehej në qeli, sepse sipas tij nuk mund të duronte më./Lajmi.net/

“Lidhmi duart, s’rri më kthemi në çeli- ky o mashtrues, pedofil” Eskalon situata në seancën gjyqësore “Capat-Sekiraqa”