“Lidhmi duart, s’rri më kthemi në çeli- ky o mashtrues, pedofil” Eskalon situata në seancën gjyqësore “Capat-Sekiraqa”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot parashihej të zhvillohej seanca në rastin e njohur si “Capat vs Sekiraqa”. Por kjo seancë ka dështuar sërish, pas një sërë diskutimesh brenda saj. Të akuzuarit në këtë rast kanë akuzuar njëri-tjetrin, derisa disa prej tyre kanë kërkuar që të publikohen audio-incizimet e kërcënimeve, derisa u kërkua që edhe…

Lajme

23/11/2026 11:19

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot parashihej të zhvillohej seanca në rastin e njohur si “Capat vs Sekiraqa”.

Por kjo seancë ka dështuar sërish, pas një sërë diskutimesh brenda saj.

Të akuzuarit në këtë rast kanë akuzuar njëri-tjetrin, derisa disa prej tyre kanë kërkuar që të publikohen audio-incizimet e kërcënimeve, derisa u kërkua që edhe shkresat e lëndëve të ju barten mediave.

Sipas të akuzuarve duhet ta dinë të gjithë se çka ka ndodhur në rastin e tyre.

Kurse në një rast, i akuzuari, Salih Sekiraqa ka kërkuar që të lirohet nga salla, e të kthehet në qeli, pasi refuzoi ta dëgjojë avokatin mbrojtës të “Capave”.

“Lidhmi duart, asnjë minut nuk rri mo këto. S’ka kushte këtu, veç ai po fol. Zonja gjykatëse jepma pushim a diçka, kthemi në çeli se nuk rri mo. Smuj me ngu është mashtrues o ky, ky o pedofil”,deklaroi ai.

Kurse gjykatësja i kërkoi që të ketë kujdes me fjalët.

Pas kësaj është vendosur që të ndërpritet seanca në fjalë, pasi Salih Sekiraqa u revoltua më avokatin e të akuzuarit Korab Gashi, Kujtim Kërveshi./Lajmi.net/