Dyshime për shmangie të detyrimeve doganore, Dogana ndalon mallra në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar disa mallra në terminalin doganor në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit dokumentar ka ngritur dyshime për klasifikim të pasaktë tarifor nga një operator ekonomik. Sipas njoftimit të Doganës, mallrat fillimisht janë ndaluar për t’iu nënshtruar kontrollit fizik, pas dyshimeve të identifikuara gjatë shqyrtimit të dokumentacionit. Pas kontrollit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar…

Lajme

23/11/2026 14:28

Dogana e Kosovës ka ndaluar disa mallra në terminalin doganor në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit dokumentar ka ngritur dyshime për klasifikim të pasaktë tarifor nga një operator ekonomik.

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat fillimisht janë ndaluar për t’iu nënshtruar kontrollit fizik, pas dyshimeve të identifikuara gjatë shqyrtimit të dokumentacionit.

Pas kontrollit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se mallrat i përkisnin një klasifikimi tjetër tarifor nga ai i deklaruar, përkatësisht një kategorie për të cilën kërkohet licencë importi.

Vlera e mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, është rreth 3 mijë e 400 euro.

Dogana ka bërë të ditur se veprimi i operatorit ekonomik përbën kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallrave, ndërsa ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve përkatëse ligjore.

Në njoftim, Dogana u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që, në rast të paqartësive për klasifikimin tarifor të mallrave që planifikojnë të importojnë, të kërkojnë paraprakisht informata dhe sqarime nga ky institucion.

Sipas Doganës, kjo ndihmon në shmangien e parregullsive dhe në zbatimin e drejtë të legjislacionit doganor. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: