Policia konfiskon një armë zjarri dhe gjashtë fishekë në Skenderaj
Një person është ndaluar nga Policia në Skenderaj, pasi gjatë kontrollit të një veture i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, patrulla policore gjatë realizimit të detyrave të saj ka kontrolluar një veturë, ku te personi i dyshuar është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në…
Lajme
Një person është ndaluar nga Policia në Skenderaj, pasi gjatë kontrollit të një veture i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, patrulla policore gjatë realizimit të detyrave të saj ka kontrolluar një veturë, ku te personi i dyshuar është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: