Gjakovë: Gruaja ishte larguar për shkak të dh*nës sistematike, burri dyshohet se sulmoi me th*kë axhën e saj

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:10. I dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së bashkëshortes për të biseduar me të, pasi ajo ishte…

Lajme

22/11/2026 09:16

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:10. I dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së bashkëshortes për të biseduar me të, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që dyshohet se kishte përjetuar nga ai.

Gjatë kësaj ngjarjeje, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes.

Të dyshuarit dhe viktimës u është ofruar tretman mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit i ka konfiskuar tri thika.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/