Kaçanik: Arrestohet një person pasi dyshohet se tentoi ta sulmonte fizikisht një tjetër

Një person është arrestuar në fshatin Kovaqecë të Kaçanikut, pasi dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht një person tjetër. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 19:07. Të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është…

Lajme

22/11/2026 09:05

Një person është arrestuar në fshatin Kovaqecë të Kaçanikut, pasi dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 19:07. Të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lëndim trupor. /Lajmi.net/