Istog: Një person gjendet pa shenja jete në vendin e punës – rasti në hetim
Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog, ku dyshohet se kishte qenë duke punuar gjatë ndërrimit të natës. Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog, ku dyshohet se kishte qenë duke punuar gjatë ndërrimit të natës.
Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe prokurori, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit, si dhe dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/