Prokuroria kërkon paraburgimin e katër të arrestuarve për narkotikë pasi gjeti mbi 15 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për një aksion të bastisjeve në disa lokacione dhe ndalimin e katër personave të cilët dyshohen për narkotikë. S.M, F.B, N.I dhe Gj.S., i cili dyshohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale. Prokuroria tha se me realizimin e kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe…

Lajme

21/11/2026 15:57

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për një aksion të bastisjeve në disa lokacione dhe ndalimin e katër personave të cilët dyshohen për narkotikë. S.M, F.B, N.I dhe Gj.S., i cili dyshohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Prokuroria tha se me realizimin e kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë), dy vetura, dy armë zjarri, 62 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi nëntë mijë euro.

Prokurori i shtetit i ka parashtruar gjykatës kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, me qëllim të sigurimit të pranisë të njëjtëve në procedurë penale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha “do të vijojë të mbetet e determinuar në luftimin e dukurive negative, me qëllim vendosjen para drejtësisë së kryesve të veprave penale, me theks të veçantë të veprave penale të narkotikëve”.