Incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se u drejtuan armët familjarëve të tij
Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga shtëpia ku po qëndronte për vizitë familjare. Siç merr vesh lajmi.net nga gazetari jonë atje, pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se u kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona…
Lajme
Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga shtëpia ku po qëndronte për vizitë familjare.
Siç merr vesh lajmi.net nga gazetari jonë atje, pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se u kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona momentin e largimit të tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net, incidenti ka ndodhur në momentin kur pjesëtarët e EULEX-it kishin shkuar për ta marrë Krasniqin pas përfundimit të vizitës së sotme pranë familjes.
Familjarët e tij po regjistronin me telefonat mobilë pamje nga largimi i Krasniqit prej ambienteve të shtëpisë, kur pjesëtarë të misionit evropian dyshohet se kanë reaguar duke ua drejtuar armët.
EULEX-i kishte mbërritur me katër xhipa për ta shoqëruar Krasniqin, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare.
Gjatë largimit të tij është raportuar edhe për pengimin e gazetarëve që po tentonin të realizonin pamje./Lajmi.net/