E përfundon edhe një ditë pranë familjes – EULEX-i me katër xhipa shkon ta marrë Jakup Krasniqin nga shtëpia
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar edhe një ditë të vizitës së tij pranë familjarëve në Kosovë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it kanë mbërritur në shtëpinë e tij për ta marrë. Siç mëson lajmi.net, EULEX-i ka shkuar me katër xhipa në shtëpinë ku Krasniqi po qëndron gjatë vizitës së tij të përkohshme në…
Lajme
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar edhe një ditë të vizitës së tij pranë familjarëve në Kosovë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it kanë mbërritur në shtëpinë e tij për ta marrë.
Siç mëson lajmi.net, EULEX-i ka shkuar me katër xhipa në shtëpinë ku Krasniqi po qëndron gjatë vizitës së tij të përkohshme në Kosovë.
Krasniqi ndodhet në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare, për të qëndruar pranë familjes.
Vizita po zhvillohet nën masa të sigurisë dhe me përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Pas përfundimit të qëndrimit të sotëm me familjarët, pjesëtarët e misionit evropian kanë mbërritur për ta shoqëruar Krasniqin, në përputhje me procedurat e përcaktuara për vizitën e tij./Lajmi.net/