Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një operacion të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona të dyshuar. Operacioni, i koduar “Taslixhe”, është realizuar në koordinim me Prokurorinë, në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, transmeton IndeksOnline. Sipas Sveçlës, gjatë operacionit janë sekuestruar…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një operacion të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Operacioni, i koduar “Taslixhe”, është realizuar në koordinim me Prokurorinë, në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, transmeton IndeksOnline.
Sipas Sveçlës, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.
Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se lufta kundër trafikimit të narkotikëve dhe formave të tjera të kriminalitetit mbetet e përditshme dhe e palëkundur.
“Shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë do ta mbrojmë me çdo kusht. Beteja jonë për parandalimin dhe goditjen e çdo forme të kriminalitetit është e përditshme dhe e palëkundur”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri në luftimin e krimit dhe garantimin e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.