“Takime në kafe?”-“Pyetje tendecioze” Përplasje mes deputetes Tërshani dhe drejtoreshës së Mirëqenies Sociale për rastin e Arlindës
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka intervistuar drejtoreshën e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktarin. Gjatë intervistimit, anëtarja e Komisionit, Adelina Tërshani, pati disa pyetje për mënyrën se si ishin diskutuar nevojat për shtimin e kapaciteteve në institucionin përkatës. Deputetja Adelina Tërshani ka pyetur…
Lajme
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka intervistuar drejtoreshën e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktarin.
Gjatë intervistimit, anëtarja e Komisionit, Adelina Tërshani, pati disa pyetje për mënyrën se si ishin diskutuar nevojat për shtimin e kapaciteteve në institucionin përkatës.
Deputetja Adelina Tërshani ka pyetur drejtoreshën nëse mund ta konfirmoj se nëse të qenit në një objekt me QPS-në kontribuon me i trajtu shumicën e çështjeve në mënyrë joformale.
“Pjesa e të qenurit në objektin e njëjtë ka pas qëndrim pozivi, që kërkesat që shkojnë tek drejtoria burojnë nga rastet sociale.Ajo ka qenë qëllimin s’ka pasur asnjë qëllim tjetër.”,deklaroi drejtoresha.
Pas kësaj, deputetja Tërhsani e pyeti gjithashtu drejtoreshën se si e shpjegon faktin që, sipas saj, nevojat për më shumë kapacitete ishin diskutuar në mënyrë joformale dhe jo përmes kërkesave zyrtare të regjistruara.
“Në takime zyrtare. E thashë se se kam shkresë zyrtare, s’kam shkresë zyrtare”,shtoi ajo.
Më pas deputetja tha se “A i bjen kjo që shumica e çështjeve diskutohen në biseda kafesh?”.
“Jo takimet trajtohen në takime zyrtare…mu dok pak tendecioze se në kafe nuk diskutohen. Është sall e takimeve, mblidhen stafi”, deklaroi drejtoresha, shkruan lajmi.net.
Më pas Tërshani tha se nuk po e sulmon, por po e pyet.
“A i bjen kjo që puna juaj kryhet në mënyrë joformale?”,shtoi Tërshani.
“S’mundem unë me shkru çdoherë çka tha çka thashë. S’kam as asistente”.
Tërshani e pyeti po ashtu se a dokumentohet sa qytetarë i takon brenda ditës, sa ankesa kanë pas, qoftë si numra si kode si emra?
“Të dokumentume nuk e kam”./Lajmi.net/