KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, si pasojë e dëmeve dhe avarive të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike. Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe si masë preventive për të garantuar sigurinë e…
Lajme
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, si pasojë e dëmeve dhe avarive të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe si masë preventive për të garantuar sigurinë e qytetarëve, transmeton lajmi.net.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë në koordinim me institucionet përkatëse.
Kompania nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e ndërprerjes së energjisë elektrike./lajmi.net/