Kadaj-Bujupi ‘godet’ Vlora Çitakun për Ligjin e Speciales: Mos i rreni qytetarët dhe votuesit e PDK-së

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar deklarimet e Vlora Çitakut lidhur me zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja ka dështuar të ofrojë një alternativë të mirëfilltë opozitare dhe se këtë çështje e ka përdorur edhe për garën e brendshme partiake. Kadaj-Bujupi në T7 ka thënë se që nga fillimi është ditur se…

Lajme

19/11/2026 23:41

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar deklarimet e Vlora Çitakut lidhur me zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja ka dështuar të ofrojë një alternativë të mirëfilltë opozitare dhe se këtë çështje e ka përdorur edhe për garën e brendshme partiake.

Kadaj-Bujupi në T7 ka thënë se që nga fillimi është ditur se iniciativa për ligjin do të ishte problematike dhe se, sipas saj, nuk do të prodhonte asgjë përveç zhurmës.

Ajo ka kritikuar edhe Vlora Çitakun për deklarimet e saj rreth një koordinimi të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, duke e interpretuar këtë si tendencë për të marrë meritat e procesit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se në këtë çështje nuk duhet të ketë mashtrim të qytetarëve dhe as të votuesve të PDK-së.

“Është koha kur nuk duhet me rrejt, as qytetarin, as votuesin e PDK-së”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se kjo çështje ka rëndësi për historinë e Kosovës.