Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme, në këto momente bashkëndjejmë me familjen Krasniqi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij. Kurti tha se është një situatë e rëndë në familjen Krasniqi dhe se të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi. “Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish…

Lajme

19/11/2026 10:52

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

Kurti tha se është një situatë e rëndë në familjen Krasniqi dhe se të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira natyrisht se të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur, në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim se të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”.

Jakup Krasniqi prej dje po qëndron në Kosovë në një vizitë tek familja e tij, nën përcjellje të masave të shtuara të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës./Lajmi.net/