“Ligji duhet të kaloj sot”, Tahiri për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: S’kish gjë më të rënd se me e pa ashtu një hero të gjallë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka folur për media para se të nis seanca e Kuvendit ku pritet të votohet për ligjin për Specialen. Ai ka thënë se Ligji duhet të kaloj sot dhe nuk duhet të vazhdohet më tutje me këtë situatë problematike. Tahiri ka thënë se Aleanca do ta votoj…

Lajme

19/11/2026 10:08

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka folur për media para se të nis seanca e Kuvendit ku pritet të votohet për ligjin për Specialen.

Ai ka thënë se Ligji duhet të kaloj sot dhe nuk duhet të vazhdohet më tutje me këtë situatë problematike.

Tahiri ka thënë se Aleanca do ta votoj përsëri këtë ligj.

“Atëherë kemi mendu se ka qenë gabim shtyrja edhe sot mendoj se duhet të votohet. Votat janë, kam rënë në kontakt me grupin parlamentar të VV-së dhe PDK-së, votat janë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka komentuar edhe vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

“Ka qenë një moment i prekshëm shumë, secilin njeri që mendon shqip e ka mërzit. S’ka asgjë më rënd se me pa një hero të gjallë, luftëtar të lirisë, që i ka majt 10 vite burgim gjatë luftës, e ka ndërtu Kosovën me e pa në atë gjendje. Përqafimi i vajzës së bacës Jakup, deklarata e vëllait të tij, secilin njeri e ka mërzit shumë.  Ishalla more Zot sa ma shpejtë e gjen formën me u liru”, ka shtuar Tahiri. /lajmi.net/