Dyshohet se u helmuan dy qen në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet
Një rast i dyshuar i helmimit të dy qenve është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka denoncuar një grua, e cila ka ngritur dyshime se dy qentë janë helmuar. “Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin e Policisë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori…
Lajme
Një rast i dyshuar i helmimit të dy qenve është raportuar në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka denoncuar një grua, e cila ka ngritur dyshime se dy qentë janë helmuar.
“Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin e Policisë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa ekipet relevante janë duke u marrë me të. /Lajmi.net/