Besfort Ferati nga Mitrovica nderohet nga AALEA për shërbimin në Shërbimin Sekret amerikan
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asociacioni i Zbatimit të Ligjit Shqiptaro-Amerikan (AALEA) për shërbimin e tij në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, AALEA ka nderuar Feratin, duke vënë në pah përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të…
Lajme
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asociacioni i Zbatimit të Ligjit Shqiptaro-Amerikan (AALEA) për shërbimin e tij në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, AALEA ka nderuar Feratin, duke vënë në pah përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të institucioneve amerikane.
Në mesazhin e publikuar, organizata ka vlerësuar edhe kontributin e burrave dhe grave shqiptaro-amerikane që shërbejnë në institucionet federale të zbatimit të ligjit, duke theksuar se arritjet e tyre përfaqësojnë me krenari trashëgiminë shqiptare dhe forcojnë komunitetet ku ata shërbejnë
“Dy flamuj. Një zemër. Një mision”, thuhet në mesazhin e AALEA-s, e cila thekson krenarinë për rrënjët shqiptare dhe shërbimin në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: