Mungesë e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një kantier ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në respektimin e rregullave që garantojnë sigurinë e punëtorëve në vendin e punës. Pas këtyre të gjeturave, është marrë vendim për…

Lajme

18/11/2026 18:42

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në respektimin e rregullave që garantojnë sigurinë e punëtorëve në vendin e punës.

Pas këtyre të gjeturave, është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, të cilat nuk mund të vazhdojnë deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet për të siguruar zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Lajmi.net/