Çitaku pas takimit me presidenten Shiroka-Pula: Unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me mbështetje konkrete për çlirimtarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se, së bashku me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Përmes një postimi, Çitaku ka falënderuar presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për…

Lajme

18/11/2026 14:45

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se, së bashku me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Përmes një postimi, Çitaku ka falënderuar presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët.

Ajo ka theksuar se tani është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve dhe mbështetjes konkrete për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Do të qëndrojmë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të postimit, ajo ka shprehur qëndrimin se do të vazhdojnë të jenë pranë tyre deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: