Shiroka-Pula takon Glauk Konjufcën dhe Grupin Punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Apel
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka takuar sot Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim, kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e kanë informuar presidenten…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka takuar sot Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë takim, kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e kanë informuar presidenten për ecurinë e deritashme të punës në hartimin e strategjisë.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin ndërinstitucional dhe mbështetjen juridike, institucionale e diplomatike në kuadër të procesit të Apelit.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka shprehur mbështetjen e saj për punën e Grupit Punues dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve.
Ajo ka theksuar rëndësinë e dokumentimit, mbrojtjes dhe afirmimit të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/
