“S’mujta me e pa, nuk kemi dit as që ka me ardh as sa ka me nejt” – Vëllai i Jakup Krasniqi flet mes lotësh për vizitën e tij në Kosovë

Vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi ka folur për vizitën e vëllait të tij në Kosovë. Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi të takohet me vëllain, ndërsa ka treguar se nuk kanë qenë të informuar se do të vije ai në Kosovë. “S’mujta me pa, na than nëse hin e prish rendin, unë…

Lajme

18/11/2026 11:56

Vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi ka folur për vizitën e vëllait të tij në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi të takohet me vëllain, ndërsa ka treguar se nuk kanë qenë të informuar se do të vije ai në Kosovë.

“S’mujta me pa, na than nëse hin e prish rendin, unë me prish rendin nuk du.  Nuk kemi ditë kurgja që ka me ardh, më thirri një mik e kish pa qe ka me ardh, tha është nis nga Haga. Sen nuk di sa ka me nejt”, ka thënë Krasniqi.

Ai mes lotësh ka thënë se është tejet i emocionuar për vizitën e tij. /Lajmi.net/