Lushtaku në mbështetje të Thaçit pas dënimit: Kokën lart, çlirimtar!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin për tentim-pengimin e drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të Thaçit, duke e cilësuar procesin si politik dhe jo si drejtësi. “Hashim Thaçi: Kjo është politike, jo drejtësi”,…

Lajme

17/11/2026 13:12

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin për tentim-pengimin e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të Thaçit, duke e cilësuar procesin si politik dhe jo si drejtësi.

“Hashim Thaçi: Kjo është politike, jo drejtësi”, ka shkruar Lushtaku, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Kokën lart, çlirimtar!”.