“Arlinda nuk jeton më, ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj” Mesazh simbolik vendoset para Kuvendit të Kosovës

Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Në këtë mesazh kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e saj, duke u rikujtuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë prioritet i institucioneve. “Arlinda nuk jeton…

Lajme

17/11/2026 13:11

Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Në këtë mesazh kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e saj, duke u rikujtuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë prioritet i institucioneve.

“Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj. Ne, assesi nuk guxojmë të lejojmë që Arlinda të vdesë”, thuhet në mesazhin e vendosur nga një qytetar.

Në mesazh më tej është theksuar se përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave dhe jetës së qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha.

Ndryshe kanë kaluar mbi dy javë që nga rasti tragjik i Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj Jeton Sylaj, pas kërcënimeve të vazhdueshme që kishte pasur nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj dhe pas dhunës psikologjike e të cilat raste i kishte raportuar në vazhdimësi tek organet kompetente.

Neglizhenca e institucioneve përgjegjëse në rastin e Arlindës ka ngritur shqetësim të lartë tek të gjithë qytetarët e vendit./Lajmi.net/