Çitaku reagon pas dënimit të Thaçit: E turpshme dhe e papranueshme, drejtësia nuk mund të ketë dy standarde

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Përmes një reagimi publik, Çitaku e ka cilësuar vendimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, duke shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin…

Lajme

17/11/2026 11:10

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një reagimi publik, Çitaku e ka cilësuar vendimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, duke shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për procesin gjyqësor.

Ajo ka kritikuar edhe administrimin e drejtësisë nga kjo gjykatë, duke thënë se kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë ngritur pikëpyetje serioze.

“Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se, sipas saj, padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë, mobilizim dhe veprime politike, juridike e diplomatike.

Në fund të reagimit, Çitaku ka theksuar se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë dhe se sakrifica e popullit të Kosovës për çlirim nuk mund të njolloset.

Ajo e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Me çlirimtarët, deri në liri!” /Lajmi.net/