“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër” – postim në faqen e Thaçit pas dënimit me 17 muaj nga Specialja

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë, në faqen e tij zyrtare në Facebook është publikuar një mesazh i mëhershëm i tij. Në postim është rikthyer një deklaratë e Thaçit e datës 4 prill 2023, në të…

Lajme

17/11/2026 11:09

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë, në faqen e tij zyrtare në Facebook është publikuar një mesazh i mëhershëm i tij.

Në postim është rikthyer një deklaratë e Thaçit e datës 4 prill 2023, në të cilën ai flet për padrejtësinë, raporton lajmi.net.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e ish-presidentit.

Publikimi vjen pas shpalljes së aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku Thaçi u dënua me 17 muaj burgim lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu./Lajmi.net/