Viktima e aksidentit në Mal të Zi është ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi

Një aksident i rëndë trafiku në Mal të Zi i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosova. Sipas raportimeve, nga ky aksident ka mbetur i vdekur ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi. Aksidenti ndodhi në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, rreth orës 15:45, ku u përfshinë dy automjete. Përveç 47-vjeçarit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar. Lajmi për…

Lajme

15/11/2026 21:25

Një aksident i rëndë trafiku në Mal të Zi i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosova.

Sipas raportimeve, nga ky aksident ka mbetur i vdekur ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi.

Aksidenti ndodhi në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, rreth orës 15:45, ku u përfshinë dy automjete.

Përveç 47-vjeçarit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar. Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Policisë së Malit të Zi.

Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer.