Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme, priten reshje shiu dhe intervale me diell

Gjatë javës së ardhshme, nga 16 deri më 20 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale me diell. Java do të nisë të hënën me mot kryesisht të vranët dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë…

Lajme

15/11/2026 16:07

Gjatë javës së ardhshme, nga 16 deri më 20 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale me diell.

Java do të nisë të hënën me mot kryesisht të vranët dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 8 deri në 13 gradë.

Të martën pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Të mërkurën do të ketë intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale parashihen të jenë nga 4 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet nga 14 deri në 18 gradë Celsius.

Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë deri në 20 gradë Celsius.

Ndërkaq, të premten parashikohet mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, kurse ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Sa i përket temperaturave sipas komunave, vlerat më të ulëta priten në Dragash, ku të hënën temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat më të larta priten të enjten në Prizren, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, ku maksimalja mund të arrijë në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të mërkurën nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

Në përgjithësi, java e ardhshme do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor, me ndryshime të herëpashershme të kushteve atmosferike dhe reshje lokale shiu. /Lajmi.net/