Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij të mitur – pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 nëntor, ndërsa koha e saktë e ngjarjes nuk është specifikuar, transmeton lajmi.net. I dyshuari është intervistuar…

Lajme

14/11/2026 09:23

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 nëntor, ndërsa koha e saktë e ngjarjes nuk është specifikuar, transmeton lajmi.net.

I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën trajtimin e organeve kompetente./lajmi.net/