Dy hyrje dhe një eliminim – çka ndodhi mbrëmë në “BBVK 5”?
Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë disa zhvillime të reja në shtëpi, ku një banor është eliminuar, ndërsa dy të tjerë i janë bashkuar garës. Pas vendimit të Behares për t’u larguar nga shtëpia për arsye familjare, Vëllai i Madh vendosi që të gjithë banorët e mbetur të futeshin në…
ShowBiz
Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë disa zhvillime të reja në shtëpi, ku një banor është eliminuar, ndërsa dy të tjerë i janë bashkuar garës.
Pas vendimit të Behares për t’u larguar nga shtëpia për arsye familjare, Vëllai i Madh vendosi që të gjithë banorët e mbetur të futeshin në televotim, duke ia lënë publikut vendimin se kush do të vazhdonte garën.
Nga ky televotim, më së paku vota mori Rroni, i cili u eliminua nga gara në BBVK 5.
Por, krahas eliminimit, spektakli solli edhe dy hyrje të reja.
Edita Abazi u bë banorja më e re e këtij edicioni, ndërsa Erik Birko iu bashkua gjithashtu garës, duke u bërë pjesë e shtëpisë që nga mbrëmja e kaluar.