Hoti “diss” Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik mbetesh në rrugë i nervozuar, deri të gjesh ofertën e radhës
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratave të bashkëpartiakes, Vjosa Osmani. Hoti në postimin e tij e quajti Osmanin turiste politike, transmeton lajmi.net. “Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.”, shkroi ai ndër të tjera. Postimi i…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratave të bashkëpartiakes, Vjosa Osmani.
Hoti në postimin e tij e quajti Osmanin turiste politike, transmeton lajmi.net.
“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.”, shkroi ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.
Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.
Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.
Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat./lajmi.net/