Osmani: Dy vitet e para u mora me dëmet që ishin sjell më herët, por pastaj i graha punëve

Deputetja e LDK-së thotë se ka shku në Kuvend me fol për qytetarët e Kosovës, e që kërkojnë të flasim për problemet e tyre e këtë kërkojnë edhe qytetarët. “Qeveria ia bën një nder republikës nëse fillon me krahasu veten me vetveten, le të bëhen një version më i mirë i vetvetes t’u u krahasu…

Lajme

13/11/2026 08:58

Deputetja e LDK-së thotë se ka shku në Kuvend me fol për qytetarët e Kosovës, e që kërkojnë të flasim për problemet e tyre e këtë kërkojnë edhe qytetarët.

“Qeveria ia bën një nder republikës nëse fillon me krahasu veten me vetveten, le të bëhen një version më i mirë i vetvetes t’u u krahasu me veten e jot u u bë kopje e keqe e Isës e Hashimit”,tha Osmani.

Ajo tha se duhet pak më shumë me pas ambicie, të ecim përpara.

“Pra ata e kanë bë ata e kanë bë, ata e ata. Edhe unë si presidente dy vitet e para është dashur të merrem me punët që i kanë sjell përpara, por pastaj i kam grah punëve.Kam sjell njohje, kam sjell donacione, kam rrit miqësi. Kemi lidh marrëdhënie diplomatike , kemi hequr viza e kemi arrit liberalizimin e vizave duke i bind shtetet një nga një. Kemi arritur me i heq masat”,deklaroi Osmani në kanal10, shkruan lajmi.net.

Vjosa Osmani e cila deri dje mbante hapur krahun e qeverisë Kurti, tani ka dal me deklarime të ashpra si në Kuvend si në studio televizive./Lajmi.net/