Mot i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu të premten në Kosovë

Moti të premten, më 13 nëntor, në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era…

Lajme

12/11/2026 23:51

Moti të premten, më 13 nëntor, në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Gjatë ditës, vranësirat dhe reshjet lokale do të karakterizojnë motin në vend./lajmi.net/