Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, sipas së cilës, Kurti gjatë qëndrimit në Dublin do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues…

Lajme

11/11/2026 23:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, sipas së cilës, Kurti gjatë qëndrimit në Dublin do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, në margjinat e samitit, kryeministri pritet të takohet me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Vizita e Kurtit në Irlandë vjen në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku pritet të zhvillohen diskutime për çështje me rëndësi për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet vendeve evropiane./lajmi.net/