Mot i vranët me intervale me diell të enjten, temperaturat deri në 19 gradë
Moti gjatë ditës së nesërme, e enjte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi i…
Lajme
Moti gjatë ditës së nesërme, e enjte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Kështu, dita e nesërme pritet të karakterizohet nga mot relativisht i butë për këtë periudhë të nëntorit, pavarësisht vranësirave./lajmi.net/