Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona

Policia e Kosovës ka zbuluar dy lokale në Mitrovicën e Veriut, ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, përkatësisht bixhoz i paligjshëm. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, kur zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët sanitarë gjatë kontrolleve në dy lokacione, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, laptopë,…

Lajme

11/11/2026 23:18

Policia e Kosovës ka zbuluar dy lokale në Mitrovicën e Veriut, ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, përkatësisht bixhoz i paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, kur zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët sanitarë gjatë kontrolleve në dy lokacione, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, laptopë, dokumente dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të bixhozit.

Lidhur me rastin, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar dhe më pas, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, janë liruar.

Policia bën të ditur se, pas konsultimit me prokurorin, janë iniciuar rastet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur nga Inspektorati Sanitar.

Në fund, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative, duke ftuar qytetarët që rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin emergjent 192./lajmi.net/