Kapen 43 armë automatike në Gjilan, arrestohet një shtetas gjerman – dyshohet për trafikim të armëve
Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të kundërligjshëm të armëve. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonte, janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës…
Lajme
Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të kundërligjshëm të armëve.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonte, janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, të lëshuar të mërkurën, më 11 nëntor 2026, raporton lajmi.net.
Sipas komunikatës, arrestimi është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet L.S., fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit.
Pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhjetëra armë automatike.
“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Komunikatë e plotë: