Pas aksidentit gjatë garës ilegale me vetura në Trudë, komandanti i Autostradave transferohet në administratë në Gjilan
Ismajl Fejzullahu, i cili ka shërbyer si komandant i Njësisë për Autostrada në Policinë e Kosovës është transferuar. I njëjti tani e tutje do të punoj në administratë të Policisë në Gjilan. Transferimin e ka konfirmuar edhe vetë zyrtari policor, Ismajl Fejzullahu. Ai ka deklaruar se vendimi është i përkohshëm he pritet të zgjasë tre…
Lajme
Ismajl Fejzullahu, i cili ka shërbyer si komandant i Njësisë për Autostrada në Policinë e Kosovës është transferuar.
I njëjti tani e tutje do të punoj në administratë të Policisë në Gjilan.
Transferimin e ka konfirmuar edhe vetë zyrtari policor, Ismajl Fejzullahu.
Ai ka deklaruar se vendimi është i përkohshëm he pritet të zgjasë tre muaj.
“Kam marrë një vendim, jam i transferuar në Gjilan të punoj në administratë” ,deklaroi Fejzullahu për kallxo.
I pyetur nëse transferimi ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në Trudë të Prishtinës ditë më parë, ku gjatë një gare ilegale me vetura ndodhi një aksident, Fejzullahu tha se nuk ka pranuar ndonjë raport të detajuar për rastin.
“S’kam marrë ndonjë raport. Transferi është i përkohshëm, për tre muaj, diçka tjetër nuk kam”.
Ndryshe një aksident i rëndë në Trudë ndodhi më 8 nëntor 2026, në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmetin Mazgit-Trudë, ku u përfshinë dy vetura.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqnin përplasjen e automjeteve gjatë një gare të dyshuar ilegale me vetura.
Fillimisht, Policia e Kosovës kishte raportuar për një vetaksident, por pas analizimit të pamjeve filmike janë identifikuar dy drejtuesit e automjeteve. Të dy janë intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të lehta.Policia kishte konfiskuar të dy veturat për nevoja të hetimit, ndërsa Prokurori i Shtetit kishte udhëzuar që rasti të procedohej si kundërvajtje.Garat ilegale me vetura në rrugët e Kosovës kanë qenë vazhdimisht shqetësim për sigurinë në trafik, ndërsa Policia ka ndërmarrë aksione për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që organizojnë apo marrin pjesë në gara të tilla./Lajmi.net/