Rrihen vëllëzrit mes veti në Gjakovë, të dy përfundojnë në mbajtje
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Gjakovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 15:30, dhe është cilësuar si dhunë në familje, raporton lajmi.net Policia ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit janë shtetas të…
Lajme
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 15:30, dhe është cilësuar si dhunë në familje, raporton lajmi.net
Policia ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit janë shtetas të Kosovës dhe janë arrestuar pas përleshjes fizike.
Nga ky incident nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Pas arrestimit, dy vëllezërit janë intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/