UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?
UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë. Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta. Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në…
Sport
UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë. Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta.
Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në vlerësimin e ndeshjeve të të gjitha garave të saj, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë të përfaqësueseve. Periudha e marrë në shqyrtim përfshin ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Kosova ka grumbulluar 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara. Para saj gjenden, ndër të tjera, Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të, ndërsa pas Shqipëria në të 48-tin dhe Serbia në të 47-tin.
Pas Kosovës renditen edhe Kroacia, Qiproja, Gjibraltari dhe Portugalia.
Në krye të renditjes së përgjithshme është Islanda me 8.533 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 8.470 dhe Danimarka me 8.458 pikë. Në pesëshen e parë janë edhe Finlanda dhe Anglia.
Për këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm federatat që kanë pasur së paku 50 ndeshje të zhvilluara në garat e UEFA-s gjatë periudhës së caktuar.
Një rezultat më pozitiv për Kosovën vërehet në kategorinë e sjelljes së shikuesve, ku përfaqësohet në vendin e 17-të. Ky pozicion tregon se vlerësimi i tifozëve kosovarë në këtë aspekt është më i mirë sesa pozita e federatës në klasifikimin e përgjithshëm të Fair Play.

Sa i përket përmirësimit të rezultatit të përgjithshëm të Fair Play nga një sezon në tjetrin, Kosova ka zënë vendin e gjashtë në Evropë. Progresin më të madh në këtë kategori e ka regjistruar Shqipëria.