Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se ky angazhim ka për qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se ky angazhim ka për qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial.
Sipas Kurtit, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sfidave që sjellin teknologjitë e reja dhe koha e gjatë që fëmijët kalojnë para ekraneve.
Kryeministri ka theksuar se mbrojtja e shëndetit, edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve mbetet një çështje me rëndësi për të ardhmen e gjeneratave të reja. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: